Mbappe i pamundur, Reali nis “gjuetinë” për Robert Lewandowskin

Mbappe i pamundur, Reali nis “gjuetinë” për Robert

Florentino Perez vijon të mendojë për një goditje të madhe në sulm për Real Madridin. Me sistemimin e stolit me një trajner ofensiv si Carlo Ancelotti, numri 1 i klubit madrilen tani ka nisur punën për t’i dhënë italianit një bomber të abonuar me golin.

Teksa ëndrra Kylian Mbappe duket e pamundur për Perez, edhe Erling Haaland duket se po sfumohet dhe tani objektivi kryesor ështe Robert Lewandowski.

Me një dyshe si Benzema-Lewandowski në sulm, Reali do të të kishte garantuar golat që gjithsesi misioni nuk është i lehtë për “los blancos” edhe pse bomber polak dha disa sinjale ditë më parë se do t’i pëlqente të provonte kultura të tjera e kampionate të tjera.

Rekordmeni që shënoi 41 gola në Bundesliga sezonin që u mbyll ka një kontratë deri në vitin 2023 me Bayern Munchen dhe për drejtuesit është i pashitshëm teksa në gjurmët e tij janë edhe PSG, Man. City apo Chelsea të cilët mund të përballojnë pretendimet ekonomike të lojtarit.

Real Madrid e shikon si opsion vetëm nëse dështon përfundimisht pista Haaland dhe atëherë Perez do të niste një sulm konkret për polakun që tani përfaqësohet nga agjenti Pini Zahavi.

Kujtojmë që në 2014, Real Madrid tentoi ta rrëmbente sulmuesin nga Dortmund që kishte vetëm pak muaj kontratë por Perez refuzoi të paguante 20 mln euro dhe në verë më pas dihet historia ku Bayerni e mori falas lojtarin nga rivalët e tyre.

EMISIONET