Mbani frymën, “Dueli i dueleve” mund të përsëritet

Mbani frymën, “Dueli i dueleve” mund të

Conor McGregor dhe Floyd Mayweather në bisedime për t’u rikthyer në ring për një ndeshje tjetër edhe pse të dy janë tërhequr nga sporti. Pas ndeshjes së vitit 2017 ku kampioni i UFC sfidoi atë të peshave të mesme në boks, duket se historia do të përsëritet me rekorde të reja.

Faqja e specializuar “Flight Hype” thekson se palët janë në bisedime për të konkretizuar idenë por nuk rrjedhin informacion për detaje të tjera. Ndeshja e parë u zhvilua në specialitetin e Mayweather, boks, dhe McGregor u dorëzua përballë amerikanit në takimin ku u thye çdo rekord të ardhurash.

Mayweather arriti të ruante të paprekur kolonën e humbjeve me 50 fitore dhe asnjë disfatë në karrirrën e tij perfekte ndërsa ajo ishte edhe ndeshja e parë e irlandezit pas tërheqjes nga UFC.

EMISIONET