Max Verstappen triumfon në Melbourne, Hamilton rikthehet në podium

Max Verstappen triumfon në Melbourne, Hamilton rikthehet në podium
Çmimi i Madh i Australisë nuk ka surpriza në postin e fituesit pasi është i përhershmi Max Verstappen që triumfon por gara në tokën e kangurëve ishte spektakolare me tre flamuj të kuq dhe shumë incidente e një vend të pestë të Perez që e nisi nga radhët e fundit.

Fitorja e dytë sezonale për holandezin kampion bote, i ndjekur në mënyrë surprizë nga Lewis Hamilton, i cili rikthehet protagonist me skuadrën Mercedes pas shumë kohësh.

Gara u ndalua fillimisht për të pastruar pistën pas aksidentit të Alexander Albon, më pas për shkak të gomës së shkëputur nga makina e Kevin Magnussen dhe e treta pak minuta më vonë për shkak të një incidenti ku u prekën edhe Carlos Sainz e Fernando Alonso me këtë të fundit që e mbylli garën në vendin e tretë.

Vendi i katërt për një tjetër Aston Martin, atë të Stroll që ndiqet nga Perez, Norris e Hulkenberg. Ferraristi tjetër, Leclerc nuk arriti ta mbyllte garën duke reflektuar momentin shumë të vështirë të Ferrarit në këtë fillim sezoni.

 

1 Verstappen (Red Bull)
2 Hamilton (Mercedes)
3 Alonso (Aston Martin)
4 Stroll (Aston Martin)
5 Perez (Red Bull)
6 Norris (McLaren)
7 Hulkenberg (Haas)
8 Piastri (McLaren)
9 Zhou (Alfa Romeo)
10 Tsunoda (AlphaTauri)
11 Bottas (Alfa Romeo)
12 Sainz (Ferrari)

EMISIONET