Maurizio Pocchettino e “shkarkon nga detyra”, Joao Felix e feston në Ibiza

Maurizio Pocchettino e “shkarkon nga detyra”, Joao Felix e feston
Chelsea i ka bërë të ditur se nuk do ta ushtrojë të drejtën e blerjes nga Atletico Madrid por sulmuesi portugez, Joao Felix nuk duket aspak i shqetësuar.

Pak orë pasi trajneri i ri Pocchettino i bëri me dije se nuk ishte në planet e tij, sulmuesi luzitan udhëtoi drejt destinacionit turistik mesdhetar dhe ka publikuar disa foto nga jahti duke shijuar temperaturat e larta.

Joao Felix u transferua në janar në formë huazimi nga Atletico Madrid dhe klubi spanjoll shpresonte që blutë e Londrës të ushtronin të drejtën e blerjes por ai do të kthehet në “Wanda Metropolitano”. Ai është një nga 15 lojtarët që Pocchettino do të përpiqet të largojë në merkaton e verës.   

Maurizio Pocchettino e “shkarkon nga detyra”, Joao Felix e feston

EMISIONET