Marrin fund dilemat, përcaktohet stadiumi ku do të luhet sfida Tirana-Bylis
Tirana u ka dhënë fund të gjitha dilemave, teksa ka gjetur stadiumin në të cilin do të jetë pritëse për ndeshjen e javës së 13 të Superiores përballë Bylisit.
Bardheblutë kanë ndërruar vazhdimisht stadium gjatë këtij sezoni për shkak të situatës së impianteve në kryeqytet dhe me ballshiotët do të kthehet përsëri të luajë si pritëse në Durrës, ku ka zhvilluar më parë edhe një ndeshje ndaj Egnatias në javën e tretë të këtij edicioni.
Tirana ka gjetur akordin me klubin durrsak dhe tashmë është zyrtarizuar edhe nga FSHF që takimi i të dielës, do të luhet në orën 17;00 sipas kalendarit në stadiumin “Niko Dovana”.