Manchester United, ish-drejtuesi i lartë kërkon ta shkëpusë klubin nga familja Glazer

Manchester United, ish-drejtuesi i lartë kërkon ta shkëpusë

Tifozët nuk e duan familjen Glazer dhe nga kjo situatë përfiton ish-dejtori i përgjithshëm i “Djajve të kuq” Michael Knighton i cili kërkon të rikthejë në duart e tij klubin më të pasur dhe të titulluar të Anglisë. Sot në moshën 70-vjeçare, ai është një nga figurat më të vlerësuara të United për punën e bërë në vitet 89-91.

Manchester United, ish-drejtuesi i lartë kërkon ta shkëpusë

“Të gjithë sot janë të vetëdijshëm se kemi nevojë për një pronar të ri dhe ky është objektivi im. Po bëj një rrugë të suksesshme në këtë drejtim. Vazhdoj të flas me njerëzit dhe kam disa lidhje interesante me njerëz të shëndetshëm financiarisht”.

Në vijim ai shton se edhe pse klubi nuk është në shitje nga familja amerikane, objektivi i tij është që të prezantohet me një projekt për t’i detyruar ata të heqin dorë pasi tifozët në mbarë botën janë lodhur me këtë presidencë.

“Kemi sot një pronar që kupton shumë pak nga futbolli. Klubi është në krizë dhe do të vazhdojë të jetë në krizë nën drejtimin e këtyre njerëzve. Është e paevitueshme që tifozët të protestojnë për shkak të frustrimit”, përfundon ai.

 

EMISIONET