Manchester City rrezikon shumë në Londër, West Ham i jep një “dorë” Liverpool-it (Video)

Manchester City rrezikon shumë në Londër, West Ham i jep një

Ka ende shpresë për Liverpool-in. Manchester City bën një ndalesë të papritur në javëne  parafundit të Premier League teksa barazoi 2-2 në Londër përballë West Ham, por gjërat mund të kishIn shkuar më keq për skuadrën e Pep Guardiolës.

E gjendur në disavantazh 2-0 pas pjesës së parë, skuadra mike që kryeson Premier League, arriti të barazonte me Graelish dhe një autogol ndërsa Mahrez e përplasi te muri Fabianski 11-metërshin e fituar nga Gabriel Jesus.

Një ndeshje me emocione dhe shumë gola por pa asnjë fitues në Londër ku “Hammers” i bëjnë një dhuratë Liverpool-it, tashmë 4 pikë larg Man. City por me ndeshjen ndaj Southampton për të rikuperuar ku kanë mundësi ta çojnë diferencën në -1 për të shpresuar në 22 maj te Aston Villa që viziton në javën e fundit pikërisht Manchester City.

EMISIONET