Ditën e dasmës e thërrasin në ndeshje, sulmuesi çon të vëllanë si dhëndër në dasmën e tij

Ditën e dasmës e thërrasin në ndeshje, sulmuesi çon

Historia më absurde e verës së futbollit europian së një viti më pare vjen nga Suedia, më saktësisht nga klubi i Malmo ku blerja më e re e skuadrës skandinave, Mohamed Buya Turay është bërë menjëherë protagonist, por jo në fushën e lojës.

Sulmuesi nga Sierra Leone i blerë në muajin korrik të vitit të kaluar, ishte një transferim për të cilin skuadra kishte shumë nevojë.

Aq jetik ishte ai për skuadrën sa pranoi të mungonte edhe në ditën që duhej të ishte më e lumtura e jetës së tij, atë të martesës.

Gjithsesi, Turay nuk e anuloi celebrimin pasi në vendin e tij cilësohet “ters” dhe vendosi që në altar në vend të tij të çonte vëllain.

“U martova në vitin 2021 në Sierra Leone por unë nuk isha në dasëm sepse Malmo më kërkoi të bashkohesha me skuadrën sa më parë që të ishte e mundur. Bëmë fotot disa ditë më parë dhe nga ajo që publikuam, u mendua se unë isha aty, i pranishëm në celebrim por në të vërtetë nuk isha”.

Në kohën kur sulmuesi po kryente testet mjekësore në klubin suedez, vellai ishte njeriu që e zëvendësoi në altar.

Ndoshta nuk ishte dita që zonja Turay kishte ëndërruar.

EMISIONET