Makina e parë e Cristiano Ronaldos? Aspak modeste...

Makina e parë e Cristiano Ronaldos? Aspak modeste...

Makina e parë që Cristiano Ronaldo ka blerë? Në fund të fundit nuk ka qenë edhe aq e keqe pasi për kohën mund të cilësohet si një nga më të mirat edhe pse jo në klasin e makinave të luksit.

Bëhet fjalë për një Audi A3, i pari i serisë së kësaj gjenerate dhe në gjendje mjaft të mirë madje. Krahasuar me sot nga 19 vite largësi kur garazhi i luzitant kushton miliona euro, është një çmenduri të bësh paralelizma, gjithsesi për kohën CR7 nuk ka pasur shije të keqe. 

Garazhi i portugezit është pika e tij e dobët pasi ne të janë disa nga ekzemplarët më të shtrenjtë të planetit si Ferrari, McLaren, Lamborgini, Aston Martin e shumë marka të tjera, deri te Bugatti 2 milionësh që njeriu i tij e karamboloi një muaj më parë në Spanjë. 

 

EMISIONET