Luks i tepërt te Genoa. Ikën Shevchenko, klubi paguan 3 trajnerë njëkohësisht

Luks i tepërt te Genoa. Ikën Shevchenko, klubi paguan 3 trajnerë

Te Genoa edhe pse u shit klubi duket se Preziosi ka lënë zakone të forta në klub pasi tradita e shkarkimeve të trajnerëve vetëm pak javë pas emërimit vijon ende.

Andriy Shevchenko nuk është më në krye të ekipit gjenovez pasi drejtuesit kanë vendosur ta shkarkojnë pas vetëm 10 ndeshjesh.

Tani Genoa po kërkon një trajner tjetër dhe me shumë mundësi do të vijë Bruno Labadia i cili po negocion me drejtuesit amerikanë të Genoas por ajo që bie në sy është menaxhimi dhe mënyra si veprohet me trajnerët.

Ishte zakon nga ish presidenti Preziosi të shkarkoheshin trajnerët edhe për 2-3 javë dhe po vijon ende kjo mënyrë teksa me Shevchenkon bëhen 3 trajnerë që paguhen njëkohësisht nga klubi.

 

Shpenzim i tepërt për një klub si Genoa që ka në librin e pagave, Ballardinin dhe Maran e tani u shtohet edhe Shevchenko. Ukrainasi ka kontratë tre-vjeçare madje dhe mund të qëndrojë i papunë deri në 2024 i qetë dhe të paguhet.

Dhe tani mund të vijë edhe një i katërt si Labadia për të marrë pagën si trajnerë dhe të bëhen plot 4 të tillë. Një luks i madh për Genoan!/Ora News/.

EMISIONET