Lukaku shumë pranë Interit. Chelsea kursen menjëherë 22 milionë euro

Lukaku shumë pranë Interit. Chelsea kursen menjëherë 22

Nuk ka më hije dyshimi, Romelu Lukau do të rivishet zikaltër brenda pak ditëve pasi palët kanë arritur marrëveshjen në parim. Gjatë orëve të fundit, Inter dhe Chelsea kanë diskutuar gjatë duke lëshuar terren nga kërkesat fillestare.

Chelsea do të përfitojë menjëherë 10 milionë euro për huazimin ndërsa do të kursejë edhe 12 të tjera që është paga e sulmuesit, i cili ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në klubin ku shkëlqeu një sezon më parë.

Në këtë mënyrë, presidenca e re e Chelseat heq barrën e kostove të larta për një lojtar që Tomas Tuchel e ka nxjerrë jashtë programit të tij sportiv. Në krahun tjetër, te Interi Lukaku është i mirëpritur dhe i nevojshëm për trajnerin Inzaghi i cili duhet të sakrifikojë një mes Correa-s, Dzeko-s e Sanchez.

EMISIONET