Lukaku ka vendosur të largohet, kërkon revansh në Premier League. Ja kush e zëvendëson te Interi

Lukaku ka vendosur të largohet, kërkon revansh në Premier League.

Në mënyrë të bujshme, aventura e Romelu Lukakut te Interi ka marrë fund. Zgjati sa zgjati dhe ishte histori e bukur por tani, Romelu Lukaku bëhet gati t'i thotë lamtumirë Interit pas dy sezonesh ku arriti të rikthente titullin te zikaltërit dhe siç mësohet, bomberi belg ka vendosur të rikthehet në Premier League.

Chelsea ka buxhet të jashtëzakonshëm dhe është gati të bëjë ofensivën finale për sulmuesin. Teksa Interi refuzoi 100 mln euro cash dhe kartonin e Marcos Alonsos, oferta tjetër është e parezistueshme, 130 mln euro për kartonin dhe 12 mln euro neto për sulmuesin. Në një kohë të tillë, askush, as Real Madrid nuk mund të refuzojë oferta të tilla dhe me të marrë zyrtarisht ofertën, klubi dhe Lukaku do të ndahen.


Sulmuesi belg ështê në kulmin e karrierës dhe mendon se ka ende dicka për të shlyer para tifozëve në Premier League ndaj dhe dëshira e tij për një revansh në Angli është e madhe dhe te Chelsea do të jetë sërish në qendër të projektit ashtu si te Interi por me ndryshimin se Abramovich-it nuk i mbarojnë paratë.

Te Interi kanë nisur punën për të gjetur pasuesin e Lukakut, që mund të jenë dy dy dhe jo një. I pari në listë është Duvan Zapata, kolumbiani i Atalantës i vlerësuar 40-45 mln Euro dhe i dyti është Correa i Lazios, benjamin i trajnerit Inzaghi.
Nuk përjashtohet as pista Vlahoviç i Fiorentinës ose dhe ndonjë surprizë e mundshme nga drejtuesit që do të kenë para për të shpenzuar për merkaton por realisht pa Lukakun, Interi humbet 50% të forcës dhe të golave.

EMISIONET