Luis Enrique zbulon numrin e tij të telefonit. Çdo tifoz mund ta telefonojë!

Luis Enrique zbulon numrin e tij të telefonit. Çdo tifoz mund ta

Luis Enrique shfaq edhe njëherë anën e tij njerëzore ku trajneri spanjoll ka publikuar numrin e tij personal për një nismë shumë unike.

Trajneri i Spanjës ka zbuluar numrin e tij të telefonit, i cili tani është në dispozicion për të gjithë tifozët e futbollit Iberik  për një iniciativë reklamuese e promovuar nga kompania Finetwork.

Enrique do të thërrasë vetëm një fatlum, i cili do të jetë në gjendje të fluturojë së bashku me një shoqërues për ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Italisë, të planifikuar në Milano më 6 tetor.

Muajin e kaluar, Luis Enrique kishte deklaruar në një konferencë për shtyp se të gjithë gazetarët kanë numrin e tij të telefonit, por askush nuk e ka telefonuar kurrë për të marrë informacion mbi ekipin kombëtar.

Me këtë justifikim dhe, meqenëse Finetwork është Partner e Sponsor i “La Rojas”, Finetwork ndau numrin e telefonit të trajnerit, i cili do t'i përgjigjet thirrjes së vetëm një personi me fat. Fituesi i kësaj eksperience të madhe të futbollit do të ketë një përvojë të madhe. Kompania ftoi të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në këtë nismë dhe kanë kohë nga 27 shtatori deri më 5 tetor për të përjetuar këtë ngjarje futbollistike në një mënyrë unike.

Luis Enrique zbulon numrin e tij të telefonit. Çdo tifoz mund ta

Spanja do të luajë Final Four të Ligës së Kombeve në tetor, së bashku me Italinë, Belgjikën dhe Francën.

Itali-Spanjë do të luhet më 6 tetor në San Siro, ndërsa ditën tjetër, në stadiumin Juventus, Belgjika dhe Franca do të dalin në fushë. Finalja do të luhet më 10 tetor në orën 20:45./Ora News/.

 

EMISIONET