Lojërat Olimpike, hajdutët i grabisin 53 mijë euro trajnerit të ekipit indonezian të badmintonit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Gusht 2024, 22:38
Vjedhje në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Ekipi indonezian i badmintonit u grabit ndërsa ishte në kryeqytetin francez për Lojërat Olimpike.
Ngjarja ka ndodhur më 5 gusht rreth orës 17.30.
Një çantë e trajnerit të Kombëtares, Armand Darmadji, me 53 mijë euro është vjedhur në një makinë në Paris.
Vjedhja është kryer me trukun e “shfryrjes së gomës”: hajduti i ka shfryrë një gomë mjetit, duke i shtyrë dy personat që të dalin për të kontrolluar.