Liverpool, vetëvriten dy tifozë të tragjedisë së Hillsborough për shkak të ngjarjeve të Parisit

Liverpool, vetëvriten dy tifozë të tragjedisë së

Një moment dramatik për tifozët e Liverpool. Gjatë orëve të fundit po qarkullon lajmi për vetëvrasjen e dy mbështetësve të skuadrës angleze, dëshmitarë të gjallë të tragjedisë së Hillsborough dhe gjithashtu të pranishëm në momentet e shëmtuara përpara finales së Parisit ku rrezikoi që gjithçka të përshkallëzohej si 33 vite më parë.

Në “Stade de France”, përpara nisjes së finales së Champions League mes Real Madrid dhe Liverpool, pati momente tensoni dhe paniku në radhët e mbështetësve të skuadrës ishullore,mes të cilëve ishin edhe 150 prej tyre që kishin shpëtuar gjallë nga Hillsborough.

Njëri prej tyre u vetëvra vetëm pak ditë pas finales dhe një tjetër javëne shkuar. “Po zhvillohen hetime në lidhje me dy ngjarjet”, shkruan “L’Equipe” që citon presidentin e shoqatës së viktimave të Hillsborough.

Bëhet fjalë për dy persona të moshës 52 dhe 63 vjeç dhe që të dy kishin pësuar një traumë 33 vite më parë. Ngjarjet e Parisit kanë shumë pika të përbashkëta me ato të vitit 1989 pasi në Francë shumë persona rrezikuan të asfiksoheshin ën dyert hyrëse të “Stade de France”. Aktualisht 11 prej tyre sot janë në terapi psikologjike të financuar nga shoqata.  

EMISIONET