Liverpool shkëlqen ndaj Palace, zhgënjen Arsenali në “Emirates” (Video)

Liverpool shkëlqen ndaj Palace, zhgënjen Arsenali në

Në Premier League vijon të ketë surpriza çdo javë. Arsenali ka bërë blofin e madh të ditës teksa u ndal në “Emirates” në një barazim tepër zhgënjyes ndaj Burnley.

Edhe pse me lojë të dominuar, “topçinjtë” nuk gjetën dot rrjetën duke marrë një barazim që vjen pas humbjes me Liverpool rezultat që e largon më tej nga zona Champions League.

Ndërkohë Liverpooli arriti suksesin e dytë radhazi në kampionat me fitoren bindëse 3-1 në transfertën me Crystal Palace, fitore që e afron me Man. Cityn e ndaluar nga Southampton.

Virgil Van Dijk hapi shpejt serine e golave në minutën e 8’ ndërsa Chamberlain dyfishoi pak para mbylljes së pjesës së parë.

Në 55’ Edouard hapi sfidën me golin për vendasit dhe pas shumë rasteve nga të dyja ekipet, Fabinho me një penallti të akorduar me VAR vulosi suksesin 3-1 që e çon Liverpoolin 9 pikë larg Man. City por me një ndeshje më pak./Ora News/.

 

EMISIONET