Liga e Kombeve, Kroacia dhe Holanda drejt suksesit në grupet e divizionit A (VIDEO)
Kroacia dhe Holanda hedhin nga një hap të madh drejt misionit për ta mbyllur këtë edicion të Ligës së Kombeve në vendin e parë të grupeve respektive në divizionin A. Ballkanasit bënë rokadë me Danimarkën në Grupin 1 pasi i mposhtën nordikët 2-1 duke u ngjitur në krye me 10 pikë, një më shumë se Danimarka kur duhet edhe një ndeshje nga fundi.
Nuk ka shpresë për Francën në këtë grup pavarësisht fitores 2-0 ndaj Austrisë edhe pse me këtë sukses, kampionët e botës ngjiten në vendin e tretë me 5 pikë.
Në grupin 4, Holanda kaloi 2-0 Poloninë në transfertë për të ruajtur pozitat në krye me 13 pikë, 3 më shumë se Belgjika që hasi vështirësi më të mëdha për të kaluar 2-1 Uellsin me gola të De Bruyne dhe Batshuayi.