Liga e Kombeve/ Gjermania dhe Holanda nuk falin, Greqia mposht Finlandën
U luajtën mbrëmjen e sotme 4 duelet e Ligës së Kombeve, ku u shënuan në total plot 18 gola.
Gjermania, Holanda e Greqia kanë bërë “të vetën” duke arritur fitore të mëdha në “shtëpi”, në sfidat e tyre hapësë, të këtij sezon, të Ligës së Kombeve.
Kështu, “Pancerat” e Julian Nagelsmann kanë mahnitur tifozët në “Merkur-Spiel Arena” të Dusseldorfit, duke shënuar plot 5 gola, në portën e Hungarisë, me Niclas Fullkrgu, Jamal Musiala, Florian Wirtz, Aleksandar Pavlovic e Kai Havertz, që shënuan nga një gol për të fitoren e Kombëtares së tyre.
Në “Philips Stadion” të Eindhovenit, Holanda ka arritur një fitore të madhe ndaj Bosnje Hercegovinës me rezultatin e thellë, 5-2, me golat e Zirkzee, Reijnder, Gakpo, Weghorst e Xavi Simons, që nxorrën “të pavlefshëm” rrejtat e Demirovic e Dzeko, duke nisur me spektakël aventurën e tyre në këtë kompeticion.
Ndërkaq, Greqia i është “falur” dopietës së “bomberit” të tyre, Fotis Ionnadis, përbëllë Finladës, ku arritën fitoren e thellë, 3-0, me golin e tretë dhe të fundit të sfidës, që erdhi pas autogolit të Kallman.