Lewa i jep lamumirën Bayernit të Mynihut, kontestohet nga tifozët (Video)
Robert Lewandowski rikthehet në Bavari te Bayern Munchen, por thjesht për t’u përshëndetur me shokët e skuadrës dhe ndoshta edhe me një pjesë të drejtuesve.
Sulmuesi polak që kërkoi largimin nga Bundesliga pas 13 viteve, u bashkua me Barcelonën për rreth 50 milionë euro dhe vetëm pak ditë më parë dekaroi publikisht se në klubin gjerman janë thënë shumë gjëra të pavërteta ndërsa tashmë ka ardhur momenti që ai të ndahet përfundimisht nga e shkuara.
Sipas gazetës “Bild”, 33-vjeçari kërkoi të takohej me drejtorin sportiv, Hasan Salihamidzic për të cilin ka pasur shumë kritika gjatë javëve të fundit. Kohë sqarimesh dhe lamtumirash në shtëpinë e kampionëve të Gjermanisë.
Ndërkohë në dalje të qëndrës stërvitore kontestimi nga ana e tifozëve ka qenë i madh.