Leao sheh 'gjysmën e gotës' plot: Fitore e rëndësishme, edhe pse e vështirë. Në fund e merituam

Leao sheh 'gjysmën e gotës' plot: Fitore e

Pas ndeshjes Milan-Crvena Zvezda, sulmuesi portugez Rafael Leao komentoi golin dhe asistimin e Fofana, që zhbllokoi ndeshjen: "Fofana është një lojtar shumë i rëndësishëm. Është një lojtar me të cilin ndihem shumë mirë.

Ai e di se kur kam hapësirë të lirë, bëj atë lëvizje. Topi ishte perfekt, më duhej vetëm një kontroll i mirë dhe pastaj të godisja shpejt, para se të vinte portieri. Jam i lumtur. Gjithsesi, më e rëndësishmja ishte fitorja, edhe pse e vështirë, por në fund e merituam.

A e prisnim një ndeshje kaq të vështirë? Po, trajneri na kishte paralajmëruar gjatë javës. Crvena Zvezda është një ekip që pret dhe kundërsulmon, duke përfituar nga gabimet e atij që ka përballë. Serbët mbroheshin në grup, kishin një bllok të ulët dhe hapësirat e lejuara qenë të pakta.

Na e vështirësuan jetën me kundërsulmet e tyre. Në pjesën e dytë nuk ishim të përqendruar mendërisht, por më duhet të komplimentoj ekipin, sepse nuk u dorëzuam. Luftuam dhe e kërkuam golin, në fund ia dolëm.

A është e mundur të hyjmë mes 8 më të mirëve? E kemi në mendje këtë qëllim. Të gjitha ndeshjet e ardhshme do të jenë të vështira. Duhet të luajmë me intensitet dhe të tregojmë se Milani dëshiron të fitojë".

EMISIONET