Lazio përgënjeshtron krizën: Besim të plotë te Igli Tare!

Lazio përgënjeshtron krizën: Besim të plotë te Igli

Igli Tare në faqet e para të mediave sportive italiane. Pak orë pas publikimit të një fotoje dhe lajmeve për një konflikt të mundshëm të drejtorit sportiv të Lazios me presidentin Claudio Lotito, klubi kryeqytetas është detyruar të dalë me një komunikatë zyrtare për të përgënjeshtruar gjithçka;

“Në lidhje me lajmet e publikuara nga gazetat dhe disa mjete të tjera komunikimi për një konflikt të mundshëm mes drejtorit sportiv dhe presidentit, asgjë nuk është e vërtetë.

Në fakt, drejtori sportiv, Igli Tare gëzon mbështetje të plotë nga klubi dhe presidenti dhe do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e drejtorit sportiv të skuadrës së parë ndërsa hyrja në klub e Angelo Fabianit lidhet me menaxhimin e skuadrave të të rinjve dhe atë të femrave”.

 

 

EMISIONET