Lazio i “jep duart” Elseid Hysajt, Tare kërkon blerës për shqiptarin

Lazio i “jep duart” Elseid Hysajt, Tare kërkon blerës

Nuk ka më dyshime, Elseid Hysaj do të largohet nga Lazio gjatë kësaj merkatoje verore pasi klubi dhe trajneri e kanë nxjerrë jashtë projektit. Klubi bardhekaltër po nxiton të gjejë një skuadër për mbrojtësin shqiptar pasi 7 blerjet e bëra këtë verë e kanë fryrë organikën dhe Hysaj duket i tepërt për bardhekaltërit.

Objektivi Emerson Palmieri e nxjerr tërësisht jashtë orbitës mbrojtësin kuqezi që në Romë është përshtatur në krahun e majtë. Problemi i vetëm është mungesa e klubeve të interesuara për lojtarin me origjinë shkodrane pasi vetëm Valencia ka dhënë sinjale ditët e shkuara por nuk është bërë më e gjallë edhe për shkak të problemeve financiare që ka klubi spanjoll.

Hysaj ka një kontratë që e lidh me Lazion deri në vitin 2026 pasi u transferua në Romë me parametra zero gjatë vitit të kaluar.

 

 

EMISIONET