Laura Kolturi, shqiptarja “e artë” në Botërorin e skive, Etrit Xhuglini: Shteti të kthejë sytë tek ky sport

Skiatorja Laura Kolturi vijon të bëjë më të mirën e saj në Kupën e Botës U18, teksa ka marrë një tjetër medalje të artë. Italiania e cila ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë, këtë herë ka fituar medaljen e artë në garën e sllallomit gjigand.

Njëkohësisht ajo e mbylli në vendin e tretë në renditjen e përgjithshme të aktivitetit, duke e përfunduar aventurën e saj në Botërorin e të rinjve ku ka konfirmuar të gjitha pritshmëritë që kishte për të që kur vendosi të garonte për flamurin shqiptar.

Kolturi e mbylli pjesëmarrjen me 3 medalje të arta në U18, si dhe një të artë dhe një të bronztë në renditjen e  përgjithshme të aktivitetit.

Laura Kolturi, shqiptarja “e artë” në Botërorin e

Lidhur me këtë sukses të skiatores shqiptare në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, Sekretari i Federatës së Skive, Etrit Xhuglini, më shumë se sa suksesi, foli për mungesën e investimeve shtetërore ndaj këtij sporti.

“Stërvitjet e skiatorëve i realizojmë kryesisht në Kolashin. Në Shqipëri ne nuk kemi një pistë skish, vetëm pistë modeste, por asgjë më shumë. Ky është një sport që kërkon shumë investime, pasi një skiatori të nivelit të lartë apo të nivelit mesatar nuk mund t’i ofrosh kushte të mangëta.

Në përgjithësi ne kemi fëmijë që janë shqiptarë që jetojnë kryesisht në Alpet e Italisë, një i tillë është dhe një i ri i cili fitoi medalje të artë për përfaqësuesen e Francës. Pra është e pamundur për këta talente të marrin pjesë për Shqipërinë në një kohë kur nuk ka vëmendje”, u shpreh ndër të tjera Etrit Xhuglini.

EMISIONET