Ikën pas 2 vitesh nga Skënderbeu, reagon Ivan Gvozdenoviç! "Ora Sport" jep lajmin: Ja kush do jetë trajneri i ri

Ivan Gvozdenoviç ka paraqitur dorëheqjen pas humbjes 1-0 në transfertën e djeshme me Laçin.

Kështu korçarët janë aktualisht pa trajner. 46-vjeçari ishte aktualisht dhe trajneri më jetëgjatë te një klub i Superiores.

Kjo pasi drejtimin e Skënderbeut e mori prej 26 nëntorit të vitit 2022 duke plotësuar 2 vite.

Asokohe u ul në stolin e Skënderbeut që ndodhej në Kategorinë e Parë, për ta kthyer në Superiore.

Ikën pas 2 vitesh nga Skënderbeu, reagon Ivan Gvozdenoviç!

Një objektiv që u arrit, ndërsa korçarët shkuan dhe në “Final Four” gjatë sezonit të kaluar. Ndërkohë ky edicion rezulton tërësisht zhgënjyes te bardhekuqtë.

Ndërkaq i kontaktuar nga stafi i emisionit "Ora Sport" në "Ora News", Ivan Gvozdenoviç do të kishte një reagim të shkurtër, ku theksoi se largimi i tij është dicka normale.

Skënderbeu aktualisht mban vendin e parafundit me pikë të barabarta sa Bylisi i vendit të fundit në 15 javë të luajtura.

Po në studion e "Ora Sport" u konfirnua nga zëdhënësi i Egnatias, Xhevdet Zekaj, se pasuesi i Gvozdenoviçit te Skënderbeu do të jetë i mirënjohuri Ernest Gjoka.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA SPORT” NË “ORA NEWS”

EMISIONET