Lando Norris i rrëmben të dashurën Joao Felix? Fotot lenë pak vend për interpretime….
Piloti i Formula 1, Lando Norris duket se ka nisur një histori të re dhe kjo nuk është e habitshme por ajo që bën çudi është emri i femrës që shfaqur në krahun e pilotit të Formula 1 në prag të garës së Montecarlo-s.
Ai është fotografuar duke shëtitur në rrugët e principatës në shoqërinë e të fejuarës së sulmuesit portugez të Chelseat, Joao Felix. Bëhet fjalë për aktoren Magui Corceiro, e fotografuar në pjesën e pasme të makinës që drejtohej nga piloti i McLaren.
Mesa duket, Norris i ka pikë të dobët bukuroshet portugeze pasi disa muaj më parë u shoqërua edhe me modelen Luisinha Oliveira.