Laçi i mohon fitoren Kukësit në sekondat e fundit, Egnatia-Skënderbeu mbyllet 1-1

Laçi i mohon fitoren Kukësit në sekondat e fundit,

Pas tre javësh Kukësi dështoi të merrte fitoren e tretë radhazi për të qenë ekipi i vetëm me pikë të plota në Abissnet Superiore. Verilindorët e drejtuar nga italiani Longo barazuan 2-2 me Laçin në Kamzë për tê vijuar të vetëm kryesimin në renditje.

Kukësi që e nisi nê mënyrë surprizë takimin me treshen Ndreca, Lulaj, Hila titullarë pasi kishin probleme fizike, luajti më mirë në fillim dhe gjeti menjëherë në 30' golin me Milunoviç nga një gjuajtje e saktë e këtij të fundit.
Ishin disa tentativa që Kukësi po kërkonte golin dhe vetëm me Milunoviç arriti ta gjende ndërsa kishte edhe disa mundësi të tjera në pjesën e parë.

Tenton edhe Laçi në pjesën e dytë por verilindorët janë shumë të rrezikshëm dhe në 58', kroati Edi Basa dyfishon rezultatin kur një minutë më parë Laci kishte gjetur shtyllën.

Gjithsesi, kurbinasit nuk dorëzohen dhe në 69' rihapin ndeshjen me Zarubican dhe pas presioneve të mëdha të vendasve, në sekondat e fundit të takimit, në 95'. barazojnë rezultatin sërish me Zarubicën në një ndeshje dramatike por spektakolare.

Ndërkohë në duelin tjetër, nuk pati fitues as në Rrogozhinë ku vendasit e Egnatias barazuan 1-1 me Skënderbeun.
Gjithçka ndodhi në pjesën e parë, ku golit të Kabral për vendasit në 16, iu përgjigj Elvi Berisha në 18'. /Ora News/.

EMISIONET