Laçi heroik, fiton dhe reziston me rumunët e Craiovës

Laçi heroik, fiton dhe reziston me rumunët e Craiovës

Në “Elbasan Arena”, Laçi arrin një fitore tepër të rëndësishme në duelin e parë të turit të dytë të Conference League teksa mposhti 1-0 rumunët e Craiovas. Këta të fundit vinin si favorit por largohen me një disfatë të cilën kurbinasit duhet ta mbrojnë me çdo kusht në ndeshjen e dytë.

Skuadra e Duros bën një paraqitje shumë pozitive në pjesën e parë ku krijojnë por edhe rrezikojnë ndërsa takimi është shumë i luftuar.

Që në fillim rumunët dërgojnë sinjale kur janë pranë avantazhit në 11’ por sulmuesi Koljiç nuk e shtyn topin pranë vijës fatale ndërsa në 30’, Veliaj bën shpëtimtarin duke hequr një top nga porta e boshatisur.

Gjithsesi këto raste nuk i demoralizojnë dhe në 35’ në një kundërsulm të shpejtë, Lushkja jep një asist magjik për Zarubicën i cili e shtyn topin në rrjetë dhe shpërthen festën në “Elbasan Arena”.

Pjesa e dytë është plotësisht një strategji mbrojtëse teksa dalin vetëm në kundërsulme për të kapur në befasi rumunët të cilët tentojnë me çdo mënyrë por nuk ia dalin.

Sfida përfundin me një fitore 1-0 për Laçin, që merr kështu avantazhin pas takimit të parë dhe ka shanse të mëdha për të avancuar më tej.

 

EMISIONET