Laçi bën historinë në Rumani, kualifikohet në raundin e tretë të Conference League

Laçi bën historinë në Rumani, kualifikohet në raundin

Është një ndeshje historike dhe kualifikim historik. Laçi është në raundin e tretë të Conference League, për herë të parë që kalon në një raund te tille europian, pasi arriti të merrte një barazim pa gola në Rumani në ndeshjen e dytë ndaj Craiovas.

Sigurisht që falë asaj fitore heroike në ndeshjen e parë 1-0, skuadra e Shpëtim Duros arrin të kalojë në raundin e tretë që është një arritje e madhe për klubin dhe sigurisht shumë pozitive për futbollin shqiptar.

Kurbinasit tashmë i bashkohen Teutës në raundin e tretë duke mbajtur lart flamurin kuqezi në kupat e Europës.

Në një stadium të boshatisur, rumunët duhej të përmbysin humbjen e parë e në fakt hasën në një rezistencë të madhe të Laçit që jo vetëm nuk u mbyll në mbrojtje por ishte tepër e organizuar dhe rrezikoi disa here portën në 45 minutat e para.

Fraksioni i dytë nisi sërish mirë për laçianët ku Guindo pati një rast të jashtëzakonshëm pothuajse vetëm në një moment në zone dhe me topin e kther gjuajti sërish dhe e nxorri jashtë.

Craiova përpiqet të sulmojë më tepër dhe ekipi i Duros mundohet ta zërë në befasi në kundërsulm por me kalimin e minutave rritet edhe presioni i vendasve që rrezikojnë shumë në 91’ kur një gjuajtje e rrezikshme largohet mrekullisht nga sherri.

Ekipi kurbinas bëhet  mur dhe në fund ia del me meritë të marr një kualifikim historik dhe të jashtëzakonshëm ndërsa tani në raundin e tretë do të ketë një rival edhe më të forte siç është Anderlechti.

 

EMISIONET