La Liga, caktohet zona Champions, Mallorca me Murriqin hero luftojnë për mbijetesën

La Liga, caktohet zona Champions, Mallorca me Murriqin hero luftojnë

Katër skuadrat e para të La Ligas e mbyllin me barazim javën e 37, një ndalesë përpara fundit të sezonit.

Reali i Madridit nuk shkoi më shumë se rezultati 1-1 në fushën e Cadiz, ndërsa Atletico Madrid dhe Sevilla regjistruan të njejtin rezultat duke kompletuar bashkë me Barcelonën paketën e ekipeve që sigurojnë të drejtën për të marrë pjesë në Champions League sezonin e ardhshëm.

Barcelona barazoi gjithashtu në transfertën e Getafes por në një 90 minutësh pa gola.

Në ndeshjet e javës së 37 ra në sy fitorja e Mallorcas në dëm të Rayo Vallecanos 2-1 në sfidën e mbijetesës.

Goli i parë i ndeshjes i shënuar nga Murriqi i hapi rrugën skuadrës ishullore drejt fitores dhe tashmë Mallorca duhet ta ndajë çështjen e mbijetesës në javën e fundit me Cadiz pasi të dyja skuadrat numërojnë nga 36 pikë.

 

EMISIONET