La Liga, Barcelona fiton, Real Madrid e “kopjon” (VIDEO)
Barcelona dhe Real Madrid rikthehen me fitore në kampionat pas finales së Superkupës dhe ndeshjeve të Kupës së Mbretit.
Katalanasit kaluan 1-0 Getafen me gol të Pedrit për të ruajtur pozitat në krye të klasifikimit me 44 pikë.
Ndjekës të afërt të katalanasve janë të besuarit e Carlo Ancelottit. Real Madrid triumfoi në zonën baske pasi mundi 2-0 Athletic Bilbao në “San Mames”. Karim Benzema dhe Toni Kross ndihmuan kampionët në fuqi të hiqnin qafe një ndeshje delikate. Me këtë fitore, Real Madrid mbetet në kuotën -3 nga Barcelona.