Kur Wanda Nara shkatërronte makinat e Maxi Lopez me shkop bejsbolli

Kur Wanda Nara shkatërronte makinat e Maxi Lopez me shkop bejsbolli

Nga golat te rubrikat gossip në vetëm pak ditë. Një eksperiencë që sigurisht e ka provuar Maxi Lopez. Protagonist i një sherri masiv mediatik me ish-bashkëshorten Wanda Nara, e cila u hodh në krahut e shokut të tij, Mauro Icardi por gjithsesi, ndarja nuk ishte aq e lehtë sa dikush mund ta imagjinojë.

Është pikërisht Mauro Icardi që flet për momentin e vështirë mes Naras dhe Lopez në vitin e dhjetë të ndarjes së tyre.

“Le të flasim hapur. E dini pse u prish marrëdhënia e tyre? Sepse Maxi Lopez shkonte me femra të tjera dhe shumë prej tyre ia çonte bashkëshortes në shtëpi. Wanda ma ka thënë një gjë të tillë”.

Në bisedën me një gazetar argjentinas, Icardi shkoi më tej duke zbuluar edhe një detaj të patreguar më parë.

“Një ditë, e lodhur nga kjo situatë, Wanda me një shkop bejsbolli shkatërroi të gjitha makinat e Maxit”, përfundon rrëfimin e tij sulmuesi që mendohet se karrierën e tij ia shkatërroi femra me të cilën sot ka dy vajza dhe quhet pikërisht…Wanda Nara.  

 

 

 

 

 

EMISIONET