Kupa e Shqipërisë, Vllaznia në gjysmëfinale, Partizani eleminohet me fitore
Vllaznia në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Skuadra shkodrane regjistroi një humbje që nuk e prish rrugëtimin e ekipit të Mirel Josës pasi Partizani triumfoi 1-0 por nuk arriti të rrëzonte disfatën 3-1 të ndeshjes së parë.
Golin e vetëm të takimit e shënoi Mensah në minutën e 24 duke krijuar iluzionin se Partizani mund të bënte më shumë për të siguruar gjysmëfinalen dhe për të tentuar më pas trofeun që mungon që prej 17 vitesh në shtëpinë e kuqe.
Pjesa e dytë ishte edhe më agresive për të kuqtë të cilët e shtuan ritmin dhe me këmbën në gaz rrezikuan disa herë portën e miqve por pa sukses. Sulmuesi Tedi Cara shënoi golin e 2 në minutën e 87, por VAR ndërhyri dhe goli çonte ndeshjen minimalisht në kohën shtesë.
Në ndeshjen tjetër të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, Egnatia thelloi edhe më shumë krizën e Laçit dhe u bë skuadra e katërt që pret biletën për të vazhduar më tej.
Rrogozhinasit shkatërruan 3-0 në Kurbin skuadrën bardhezi që nuk arriti të ruante minimalisht barazimin e ndeshjes së parë. Braziliani Fernando Madeiros shënoi dy herë në portën e Laçit ndërsa një rrjetë tjetër e sigloi Redi Kasa. Kjo është hera e parë që Egnatia shkon kaq larg në Kupën e Shqipërisë ku rrugëtimin do ta vazhdojnë edhe Tirana, Teuta e Partizani.