Kupa e Kampionëve, çfarë i ka ndodhur trofeut të “shpërfytyruar”?!
Të gjithë ata që e kanë parë finalen e Superkupës së Europës që në minutat e para, pra në festën përpara sfidës ku Real dhe Eintracht u prezantuan në fushë me dy kupat e fituara, nuk mund të mos ketë vënë re një detaj interesant. Kupa e Ligës së Kampioneve e vendosur në fushë nga Karim Benzema, kishte një të shtypur të madhe. “Bild” ngre pyetjen: Çfarë i ka ndodhur kupës?!
Për momentin nuk ka folur askush zyrtarisht por hipotezat janë të shumta. Trofeu mund të jetë dëmtuar gjatë transportimit në Helsinki por mund të jetë dëmtuar edhe gjatë festimeve në Madrid në muajin maj.
Kjo nuk është hera e parë që “Los Blancos” dëmtojnë një trofe pasi një gjë e tillë ndodhi edhe në vitin 2011 kur Sergio Ramos shkatërroi plotësisht trofeun e Kupës së Mbretit gjatë festimeve në Madrid. Pas suksesit të madrilenëve në finalen me Barcelonën e Pep Guardiolas, festimet ishin aq të shfrenuara saqë kupa përfundoi në rrotat e autobusit që transportonte lojtarët dhe u shkatërrua plotësisht.