Kupa e Afrikës. Maroku fiton dhe kualifikohet në 1/8, ndalet Senegali (Video)

Kupa e Afrikës. Maroku fiton dhe kualifikohet në 1/8, ndalet Senegali

Maroku vijon të shkëlqejë në Kupën e Afrikës deri tani teksa i mjaftojnë dy ndeshje për të siguruar biletën për në fazën tjetër.

Teksa në takimin e parë të Grupit C mundi një rival të fortë si Gana, sot Maroku dominoi edhe Comorros me rezultatin 2-0. Në 16’, Selim Amallah hapi rrugën e suksesit me golin e shënuar dhe në 84’, Zakaria Aboukhal vulosi fitoren e njëkohësisht edhe kualifikimin në 1/8 e Kupës së Afrikës.

Ndeshja e tretë e grupit ndaj Gabonit për Marokun do të jetë vetëm një formalitet.

 


Ndërkohë në Grupin B, zhgënjeu sot Senegali në takimin e dytë ku Mane me shokë nuk shkuan me shumë se një barazim pa gola ndaj Guineas.

Pikërisht kjo skuadër po rivalizon Senegalin me pike të barabarta në dy ndeshje me nga 4 pikë dhe duhet të presim takimet e treta për të mësuar dhe skuadrat e kualifikuara./Ora News/.

EMISIONET