“Kumbulla më pëlqen”, trajneri i Sassuolos: Ka cilësi të jashtëzakonshme

“Kumbulla më pëlqen”, trajneri i Sassuolos: Ka cilësi

Në konferencën për shtypin përpara ndeshjes së sotme në mbrëmje ndaj Torinos, sfidë ku fitorja është detyrim për Sassuolon, trajneri Alessio Dionisi u ndal edhe te Marash Kumbulla.

“Është një djalë që më pëlqen shumë, ka cilësi të rëndësishme për Serinë A. U bashkua në fund me në, të shoh nëse do e grumbulloj. Pasi nuk ka minuta në këmbë prej muajsh. 

Ka punuar veçmas, vetëm dy ditët e fundit është bashkuar me grupin. Duhet ta shpejtojmë procesin e aktivizimit të tij, pasi Marashi ka një dëshirë të madhe për t’u përfshirë. Vullneti i tij e bën diferencën.

Gjithsesi, unë do të vendos në fund për grumbullimin e tij për ndeshjen kundër Torinos“, u shpreh Dionisi, pozitat e të cilit në pankinën e Sassuolos janë të lëkundura.

Skuadra emiliane ndodhet vetëm një pikë mbi zonën e ftohtë dhe ndaj ekipit të Ivan Juric do të tentojë tri pikët në “Mapei Stadium”.

EMISIONET