Kumbulla bën bilancin: Shumë emocione me Romën dhe Kombëtaren

Kumbulla bën bilancin: Shumë emocione me Romën dhe

Verën e kaluar, Marash Kumbulla bëri një transferim rekord për një lojtar shqiptar kur u transferua për 25 mln euro nga Verona te Roma ku me këta të fundit duhet thënë që bëri një sezon pozitiv në aspektin personal.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, mbrojtësi shqiptar i cili luajti në dy sfidat e fundit miqësore të Shqipërisë, bën bilancin e sezonit me aspektet negative dhe ato pozitive teksa veçoi edhe dëshirën e madhe për të luajtur sa më shpejt përballë tifozëve të Romës në “Olimpico”.

“Pas dy provave të rëndësishme me ekipin tim kombëtar, sezoni im ka mbaruar. Për mua ishte emocionuese: debutimi im me fanellën e Romës në garat europiane, goli im i parë me këtë fanellë, goli im i parë në Serinë A, rritja ime me Shqipërinë, me të cilën kam një ëndërr dhe synimin e arritjes së objektivave të rëndësishëm. Ka pasur kaq shumë gjëra pozitive. Nga ana tjetër, ato negative më ndihmuan shumë për të mësuar. Është vetëm fillimi dhe unë dua të vazhdoj të rritem. Mezi pres të filloj sezonin e ardhshëm dhe shpresoj që më në fund të jem në gjendje të takoj tifozët në “Olimpico”. Faleminderit!".

Kumbulla vetëm 21 vjeç, konsiderohet si e ardhmja e kombëtares kuqezi e gjithashtu e Romës dhe në sezonin e ardhshëm e pret një sfidë e madhe, të stërvitet nga Jose Mourinho. Do të jetë një prove e vërtetë për mbrojtësin e Romës ku do të tregojë mundësinë reale të lojtarit për të bërë hapin cilësor të karrierës nën urdhrat e një trajneri fitues si Mourinho.

EMISIONET