Kryeministri Rama nuk e fsheh dëshirën që Roma të fitojë finalen e Tiranës në 25 maj

Kryeministri Rama nuk e fsheh dëshirën që Roma të

Edi Rama do të mbështesë Romën në finalen e Tiranës në 25 maj që ai e cilëson si një nga eventet më të veçanta që do të organizohen ndonjëherë në vendin tonë. Në një intervistë për të përditshmen sportive italiane “Tuttosport”, Kyrministri i Shqipërisë thekson:

“Kemi një nga stadiumet më të bukur të Europës dhe për ne kjo finale do të jetë një Super Bowl i vogël. Nuk jam aspak i shqetësuar për numrin e madh të tifozëve që do të vijnë në Tiranë por kjo do të jetë një risi absolute për vendin tonë. Në aspektin e mikpritjes ne jemi një vend që do të meritonte kualifikimin në Champions League”.

Në vijim, shefi i qeverisë së Tiranës deklaron edhe dëshirën e tij për rezultatin sportiv të kësaj sfide:

“Jam shumë i kënaqur që Roma është në finale. Që në fëmijëri kam bërë tifo për italianët në të gjitha sportet dhe tani Roma është bërë e veçantë falë Jose Mourinhos”.

EMISIONET