Kroacia rikthehet në lojë, ballkanasit mundin dhe largojnë nga botërori Kanadanë (VIDEO)

Kroacia rikthehet në lojë, ballkanasit mundin dhe largojnë nga

Panik në fillimin e ndeshjes por më pas gjithçka kaloi pa asnjë surprizë për Kroacinë që thyen Kanadanë 4-1 edhe pse kaloi në disavantazh që në minutën e 2 ku Anthony Davis shënoi golin e parë të ndeshjes dhe më të shpejtin në këtë botëror.

Dy gola të Kramaric dhe një nga Marko Livaja e Lovro Majer vendosën diktatin në ndeshjen e dytë të grupit F ku situata bëhet shumë interesante ndërsa Kanadaja skuadra e dytë që eleminohet duke mos pasur asnjë mundësi për të vazhduar më tej.

Ashtu si në përballjen e parë me Belgjikën, kanadezët e nisën ndeshjen me shumë vrull por më pas humbën forcën dhe qartësinë duke lëshuar terren ndaj ballkanasve që mund të kishin shënuar edhe më shumë gola. Me këtë fitore, Kroacia ngjitet në kuotën 4 ashtu si Maroku ndërsa Belgjika ndjek me 3 dhe Kanadaja me 0 pikë. Dy ndeshjet e fundit janë Marok-Kanada dhe Belgjikë-Kroaci.

EMISIONET