Kriteret e licencimit të klubeve, problemet me financat nuk do të tolerohen

Kriteret e licencimit të klubeve, problemet me financat nuk do të

Në mbledhjen e radhës që ka për qëllim informimin dhe asistimin në përmbushjen e kushteve për licencimin që lejon pjesëmarrjen në Kategorinë Superiore, Departamenti Ligjor dhe i Licencimit të klubeve në Federatën Shqiptare të Futbollit informoi klubet për të gjitha ndryshimet që ka pësuar rregullorja e re e licencimit për këtë sezon.

Menaxheri i këtij Departamenti në FSHF, Eduard Gjini, tregoi të gjitha ndryshimet në rregulloren e re të licencimit, duke nisur nga kriteri sportiv, te kriteri i infrastrukturës, kriteri i administratës dhe personelit, kriteri ligjor e ai financiar, që është edhe më i rëndësishmi në raport me kriteret e tjera.

“Sot zhvilluam një takim me të gjitha klubet e “Abissnet Superiore” për të treguar funksionimin e rregullores së re të licencimit. 5 kriteret, në kriterin sportiv, në kriterin e infrastrukturës, në kriterin e administratës dhe personelit, në kriterin ligjor dhe kriterin financiar, rregullorja e re e vitit 2022 ka pësuar ndryshime.

Në kriterin sportiv janë shtuar kërkesat që çdo skuadër që në sezonin që vjen do të licencohet për të marrë pjesë në Kupat e Europës duhet të ketë patjetër një skuadër femrash të atashuar në klubin përkatës. Këto ekipe duhet të krijojnë një skuadër të re, që do të marrë pjesë në kampionat. Do ta krijojnë rishtaz apo do të atashojnë një klub të femrave që merr pjesë në kampionatin e femrave, kjo varet nga dëshira e drejtuesve të klubeve.

Janë shtuar disa kërkesa të tjera në rangun e klubeve që do të kenë më shumë se sa 4 skuadra në sistemin zinxhir të ekipeve të të rinjve. Në sezonin që vjen, klubet do të kenë 5 skuadra.

Në kriterin e administratës dhe personelit janë shtuar dy kërkesa. Çdo klub duhet të ketë një ‘match manager’ që do të drejtojë ndeshjen si dhe një oficer për grupet vulnerabël.

Në pjesën ligjore, janë shtuar disa kërkesa. Një klub që do të marrë pjesë në aktivitetet e FSHF-së duhet të ketë një nga tre format ligjore të shtetit shqiptar. Shoqatë, e cila duhet të jetë e regjistruar në Gjykatë, Shoqëri Aksionere ose SHPK që regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Në rastin që një klub do të ndryshojë këtë formë ligjore, duhet të aplikojë dhe duhet të ketë një periudhë tre vjeçare duke mos marrë pjesë në Kupat e Europës, derisa të bëhet transformimi i kësaj forme ligjore të klubit.

Dhe kriteri financiar, që është kriteri më i rëndësishëm i klubeve për pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Do të përcaktohen disa afate të brendshme që klubi t’i përmirësojë situatat. UEFA ka përcaktuar një afat që do të jetë 28 shkurti, që klubet që t’i kenë përfunduar këto bilance dhe këto auditime dhe të kemi një muaj kohë për t’i kontrolluar, për t’i audituar dhe nëse do të ketë ndonjë gabim, të kemi kohë një muaj deri më 31 mars për t’i rregulluar”.

 

 

 

 

EMISIONET