Kosovarja 13-vjeçare, notarja me e re në Europian

Kosovarja 13-vjeçare, notarja me e re në Europian

Kosova surprizon çdo ditë me sportistët e saj profesionistë që në garat ndërkombëtare sjellin cilësi e medalje.

Prej 11 gushtit deri më 21 gusht në Romë po zhvillohet Kampionati i 36 Europian i Notit e mes 1500 notarëve nga 52 vende të ndryshme, sportistja më e re vjen nga Kosova.

Hana Beiqi vetëm, 13 vjeçe, është notarja më e re femër në këtë garë europiane e lajm që nuk ka kaluar pa u komentuar nga analistët e këtij sporti, pasi Hana është jo vetëm mjaft e re por dhe mjaft premtuese në të ardhmen e saj sportive si dhe për Federatën Kosovare.

Edhe pa mundur të fitojë një medalje, Hana ka garuar deri më sot me kompeticion në tre gara; në 100 metra stil i lirë, 50 metra flutur e 50 metra stil i lirë.

Të shohësh këtë shqiponjë kosovare që "lufton" me ujin përkrah emrave më të mirë të notit botëror është një kënaqësi e dokument historik se Kosova shumë shpejt mund të na befasojë dhe në këtë disiplinë sportive.

Kosova merr pjesë në Kampionatin e 36 Europian të Notit dhe me një tjetër sportist Martin Muja e së bashku me Malin e Zi e Bosnjën janë tre vendet me numrin më të vogël të atletëve, pra vetëm 2 përfaqësues në këtë garë sportive.

Ambasadorja e Kosovës në Romë, Lendita Haxhitasim, ka takuar dy sportistë kosovarë në impiantin sportiv të Foro italico, pak caste para garave.

"Kënqësi e veçantë, shkruan ajo në rrjete social, të takoj dy sportistët tanë që përfaqësojnë Republikën e Kosovës në Kampionatin Europian të Notit."

Shqipëria mungon në këtë kampionat Europian, edhe pse është një vend që historia e organizimit të këtij sporti në nivel kombëtar ka nisur qysh më 23 gusht 1931 në kohën e Mbretërisë Shqiptare, kur nisi dhe Kampionati i parë Kombëtar i Notit.

Kosovarja 13-vjeçare, notarja me e re në EuropianKosovarja 13-vjeçare, notarja me e re në EuropianKosovarja 13-vjeçare, notarja me e re në Europian

EMISIONET