Kosova siguron medaljen olimpike në Xhudo, Distria Krasniqi kalon në finale

Kosova siguron medaljen olimpike në Xhudo, Distria Krasniqi kalon në

Është fantastike Distria Krasniqi. Kosova bën ligjin në xhudo dhe tashmë ka siguruar një medalje, te paktën të argjendtë dhe endrra do të ishte e artë.

Në garimin e saj në kategorinë deri në 48 kg, sportistja dardane shkëlqeu duke kaluar në finale pasi mposhti Urantsetseg Munkhbat, duke fituar tashmë të drejtën për një vend në podium.

Më parë, Krasniqi kishte mposhtur rivalen Chen Hao Lin nga Taipei që i dha një vend në raundin gjysmëfinal dhe tani hoqi qafe edhe rivalen tjetër Munkhbat.

Do të jetë medalja e dytë për Kosovën pas asaj në 2016 nga Majlinda Kelmendi dhe endrra është gjithmonë ajo e arta edhe pse do të ishte sukses i madh edhe medalja e argjendë.

Gjithsesi, në finale luftëtarja dardane do të ketë një rivale të vështirë, japonezen Tonaki dhe duhet ta mposhtë pasi të gjithë e presim suksesin e madh të Kosovës.

EMISIONET