Kosova pa trajner, De Biasi drejt stolit të dardanëve?

Kosova pa trajner, De Biasi drejt stolit të dardanëve?

Sot Kosova mbylli bashkëpunimin me Bernard Challandes, sigurisht përpara kohe pas rezultateve negative në këto eliminatore teksa kanë mbetur 2 ndeshje për dardanët, ku njëra prej tyre është miqësore.

Tashmë Federata e Kosovës po shqyrton kandidaturat dhe shpejt mund të ketë një emër teksa ka surpriza mes kandidatëve dhe bëhet fjalë për Gianni De Biasin.

Ish trajneri i kombëtares kuqezi, që arriti të çonte Shqipërinë në Euro 2016 konsiderohet si një prej emrave kryesorë madje në shtypin Kosovar raportohet edhe dëshira e madhe e italianit për të nisur një aventurë të tilë.

Koha e zhvendosjes së De Biasit te Kosova do të ishte ideale pasi edhe te Azerbajxhani ai nuk po bën mirë dhe aventura pritet të mbyllet pas 2 ndeshjeve të fundit e më pas të nisë aventurën e re me Kosovën.

Siç shkruan shtypi kosovar, De Biasi në një intervistë të fundit ka shprehur gatishmërinë për të marrë drejtimin e dardanëve por nuk ka patur kontakte me Federatën dhe presidentin e saj, Ademi.

Një tjetër emër që shihet si kandidat është Felix Magath, trajnerit gjerman që ka drejtuar klubet më të mëdha në Bundesligë./Ora News/.

EMISIONET