Koreani që eleminoi Italinë në vitin 2002: Nuk e vendosi arbitri ndeshjen!

Koreani që eleminoi Italinë në vitin 2002: Nuk e vendosi arbitri

Ahn jung-Hwan rikthehet të flasë 20 vite pas kualifikimit historik të Koresë së Jugut në çerekfinalet e Kupës së Botës 2002 në dëm të Italisë ku arbitri Moreno vendosi jo pak në atë ndeshje.

"Ishte një ndeshje e veçantë që nuk do ta harroj kurrë sepse askush nuk mendonte që mund ta kalonim Italinë. Edhe sot flitet për vendimet e arbitrit por ne fituam sepse ishim një skuadër e përgatitur. Hiddink na kishte transformuar në një skuadër të fortë fizikisht dhe psikologjikisht. Nuk kishim frikë nga askush". 

Në fund, ish-sulmuesi koreano-jugor rrëfen momentet e vështira pas botërorit. Në Itali, Perugia e largoi nga skuadra dhe më pas karriera e tij nuk u ngjit më asnjëherë në nivelet e Kupës së Botës 2002. 

EMISIONET