Konfirmohet mungesa ndaj Atleticos, Inzaghi humbet liderin e mbrojtjes

Konfirmohet mungesa ndaj Atleticos, Inzaghi humbet liderin e mbrojtjes

Gol dhe dëmtim. Francesco Acerbi po kalon një rini të dytë tek Interi, skuadër ku është kthyer në liderin e prapavijës.

36-vjeçari pësoi një tërheqje muskulore në ndeshjen përballë Romës në “Olimpico”.

Shtypi italian shkruan se qendërmbrojtësi do të mungojë në takimin e kampionatit përballë Salernitanës (16 shkurt) dhe në duelin e Champions League kundër Atleticos së Madridit (20 shkurt).

Testet mjekësore konfirmuan një tendosje të lehtë të muskujve në shputën e këmbës së djathtë.

Gjendja e Acerbit do të rivlerësohet gjatë ditëve të ardhshme, por mungesa në dy sfidat e radhës është e sigurt.

Interi po marshon drejt titullin të 20-të në histori.

Zikaltrit e Simone Inzaghit kryesojnë Serie A me 7 pikë më shumë se Juventusi ndjekës.

Dy përballjet e radhës janë në “San Siro”. Ndaj Salernitanës së vendit të fundit. Më pas me Atleticon e Diego Simeones, ndeshja e parë e raundit të 1/8-ve në kompeticionin e më të fortëve.

EMISIONET