Kombëtarja rrezikon kapitenin, Gjimshiti lë fushën i dëmtuar në sfidën Atalanta-Udinese

Kombëtarja rrezikon kapitenin, Gjimshiti lë fushën i

Aktualisht Atalanta po luan përballë Udineses në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Serie A.

Një lajm i keq vjen për Kombëtaren shqiptare në prag të ndeshjeve me Çekinë dhe Ukrainën, pasi mbrojtësi, Berat Gjimshiti është dëmtuar në minutën e 25-të.

Pas një përplasjeje me Thauvin, kapiteni i Shqipërisë u rrëzua në tokë dhe më pas trajneri Gasperini u detyrua të bëjë menjëherë zevëndësimin.

Nuk dihet ende se në çfarë shkalle është dëmtimi dhe nëse ai do të mungojë me Shqipërinë.

E pabesueshme është fakti që Gjimshiti është dëmtuar 3 herë para ndeshjeve të Ligës së Kombeve, në shtator, tetor dhe tani në nëntor.

EMISIONET