Kombëtarja, një tjetër ish lojtar i Tiranës merr ftesën nga Sylvinho
Ernest Muçi po kalon një periudhë pozitive në Poloni me Legian e Varshavës ku po bëhet protagonsit në klubin më të titulluar të vendit.
Sulmuesi shqiptar ka përfituar nga ky fakt duke tërhequr edhe vëmendjen e trajnerit të Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, i cili zyrtarizon ftesën në adresë të lojtarit të rritur në akademinë bardheblu të Tiranës.
Në datën 27 mars Shqipëria do të sfidojë Poloninë në Varshavë për ndeshjen e parë eleminatore të Euro 2024 dhe Muçi është emri i dytë i konfirmuar pas një tjetër ish-sulmuesit të Tiranës, Taulant Seferi.
Bashkë me Myrto Uzunin ata do të jenë 3 pikat e referimit në repartin e avancuar ku do të ketë sërish një vend për eksperiencën e Sokol Cikalleshit. Trajneri Sylvinho do ta publikojë listën e parë ditën e premte.