Kombëtarja në EURO 2024, Zmijani: Nga ky rrugëtim, ''torta'' është ekipi kurse 2 ''qershiat mbi tortë'' janë presidenti dhe trajneri

Ish-futbollisti i Kombëtares, Hysen Zmijani në një lidhje ‘’Skype’’ në Ora News foli për kualifikimin e Kombëtares në EURO 2024 dhe për ndeshjen ndaj Ishujve Faroe. Zmijani u shpreh se nga ky rrugëtim i Kombëtares, torta është ekipi kurse dy qershiat mbi tortë janë presidenti dhe trajneri.

‘’Kjo ndeshje është e kryme pak a shumë. Në tavolinë mund të jetë e lehtë por në fushë nuk është e lehtë. Presim dicka të mirë e të bukur për ta kurorëzuar më sukses këtë sukses që kemi arrit. Gjthmonë me Kombëtaren është presion.

Spektatori pret spektakël në këtë ndeshje. Ishujt Faroe nuk janë ekip i lehtë. Nga ky rrugëtim torta është ekipi kurse dy qershiat mbi tortë janë presidenti dhe trajneri’’, tha ndër të tjera Zmijani.

 

EMISIONET