Klasikja e Europës mbyllet me 6 gola por pa asnjë fitues (VIDEO)

Klasikja e Europës mbyllet me 6 gola por pa asnjë fitues (VIDEO)

Anglia e mbyll me një barazim 3-3 klasiken e Europës përballë Gjermanisë dhe hipotekon vendin e fundit në grupin A3 të Ligës së Europës duke u rrëzuar në divizionin B.

Në “Wembley” foli spektakli por edhe gabimet nga të dyja krahët në një test shumë të fortë por që reflekton edhe limitet e vërteta të dy skuadrave në fazën mbrojtëse.

Skuadra e Southgate reagoi me krenari pasi rikuperoi dy gola dhe kaloi në avantazh 3-2 por në momentet finale të sfidës, miqtë barazuan rezultatin euke evituar një humbje që do të kishte thjesht vlerë statistikore pasi nuk kishte asnjë peshë për klasifikimin.

EMISIONET