Kategoria Superiore, nuk ka fitues në Durrës mes Teutës dhe Egnatias
Dy debutues shënojnë me fanellat respektive në ndeshjen e fundit të javës së 17 të Kategorisë Superiore, Teuta-Egnatia që u mbyll në barazim 1-1.
Ndeshje me ritëm por pa fitues në “Niko Dovana” ku ky barazim i shkon më shumë për shtat ekipit rrogozhinas edhe pse ishte i pari që kaloi në avantazh me ganezin Dwamena e transferuar këtë dimër në Shqipëri.
Rrjeta e parë personale për 27 vjeçarin me këtë fanellë, por më pas ishte Teuta që barazoi me Sherif Kallakun, edhe ai i zhvendosur në Durrës pak ditë më parë pas eksperiencës së shkurtër me Tiranën në kryeqytet.
Me këtë barazim, Egnatia barazon Erzenin me 26 pikë në vendin e katërt ndërsa Teuta kalon Bylisin dhe largihet përkohësisht nga vendi i nëntë.