Katari, kampion i Azisë për të dytin edicion radhazi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2024, 22:35
Katari konfirmohet kampion i Azisë. Kombëtarja e drejtuar nga Felix Sanchez mposhti 3-1 Jordaninë, surprizën e edicionit, në finalen e luajtur në stadiumin “Lusail” të Dohas.
3 gola të kësaj finaleje u realizuan nga pika e bardhë e penalltisë, të gjithë nga këmbët e Akram Afif në minutat e 22’, 73’, 90’.
Yazan Al Naimat realizoi golin e barazimit të përkohshëm në minutën e 67-të.
Për Katarin, fitues i trofeut në vitin 2019, ky është titulli i dytë kontinental radhazi.